Korete Jugu fton Veriun per dialog

Korea e Jugut ka bërë një ftesë për bisedime të nivelin të lartë me
Veriun për rihapjen e zonës së përbashkët industriale, Kaesong.
Seuli e bëri propozimin një ditë pasi Peniani deklaroi se autoritetet e Koresë së Jugut mund të vizitojnë kompleksin e mbyllur për të inspektuar dhe mirëmbajtur pajisjet. Puna në kompleksin e fabrikave, që ishte një simbol i rrallë i bashkëpunimit Veri-Jug, u ndërpre në muajin prill për shkak të tensioneve rajonale. Përpjekjet e muajit të kaluar për zhvillimin e bisedimeve dështuan për çështje proçedurash. “Qeveria do që bisedimet të mbahen në fshatin Kriza koreaneSulm kibernetik faqeve të Koresë së Jugut SHBA, skeptike për ofertën e Koresë së VeriutVeriu: Faji i Jugut për dështimin e dialogut Panmunxhom. Qëndrimi i Seulit mbetet konsistent dhe u bën thirrje autoriteteve që të zgjidhim problemin përmes dialogut”, deklaroi Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut. Në deklaratë thuhet se oferta për bisedime u bë përmes linjës Veri-Jug që ishte ndërprerë nga Peniani në qershor, por që tani është rivendosur. Korea e Veriut nuk i është përgjigjur ende ofertës, që sugjeron nisjen e bisedimeve ditën e shtunë. Para se të ndërpriteshin operacionet, në kompleksin Kaesong ishin rreth 120 biznese koreano-jugore, që i siguronin Veriut burime jetike. Ditën e mërkurë, Peniani zyrtar deklaroi se do të lejojë kompanitë jugore që të hyjnë në kompleks, që ndodhet vetëtm pak brenda territorit verior, për të mbrojtur pajisjet nga dëmet e shkaktuara nga sezoni me shi. / Top Channel