E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, dhunë pas ndeshjes së futbollit, 73 të vdekur

Një zyrtar në morgun e Port Saidit në Egjipt tha se 73 persona kanë vdekur në dhunën që pasoi një ndeshje futbolli, pasi tifozët vërshuan në fushë, vetëm disa sekonda pas mbarimit të lojës, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press. Disa nga të vdekurit në përleshje ishin pjesëtarë të sigurimit. Zyrtarët thanë se tifozët vërshuan në fushë pas fitores së ekipit të tyre vendës Al Masri me rezultat 3 me 1 kundër ekipit kryesor të Egjiptit Al Ahli.
Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›