E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, ftesë muslimanëve për bisedime

Presidenti Hosni Mubarak ftoi Vëllazërinë Myslimane në bisedime, në një tentativë për të qetësuar situatën në vend, e cila është duke dalë nga kontrolli.
Lajmin e ftesës e konfirmoi zëvendëspresidenti Omar Suleiman, gjatë mbrëmjes. Vëllazëria Myslimane konsiderohet si grupimi më i organizuar i opozitës.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në vend që nga data 25 janar, ndërsa me dhjetëra të vdekur janë regjistruar çdo ditë.

Mbi 300 të vdekur numërohen deri tani, ndërsa në Kajro janë regjistruar plaçiktje dhe zjarrvënie të shumta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›