E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Këshilli kombëtar i PD-së

Partia Demokratike pritet të mbledhë të dielën Këshillin Kombëtar. Prej më shumë se një viti partia në pushtet ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë ku pritet që në qendër të bisedimeve të jetë përgatitja e zgjedhjeve lokale të 8 majit.
 

Në një njoftim për shtyp nga selia e Partisë Demokratike njoftohet se mbledhja do të nisë në orën 11:00 në selinë blu. Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar debate për kohën e gjatë që Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›