E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda kërkon trupin e gruas së varur në Iran

Ministri i Jashtëm i Holandës tha se qeveria e tij dëshiron të marrë trupin e gruas iraniano-holandeze, e cila u var në Iran.

Uri Rozental deklaroi se autoritetet holandeze duan të përcaktojnë nëse Zahra Bahrami është torturuar.

Bahrami u var në Iran të shtunën për trafikim të drogës.

Familja dhe përkrahësit e saj thonë se akuzat janë të pavërteta, dhe se ajo u ndëshkua për shkak të pjesëmarrjes në protestat antiqeveritare në vitin 2009.

Çështja bëri që Holanda t`i pezullojë lidhjet diplomatike me Iranin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›