Egjipt, gjatë trazirave janë vrarë 365 persona

Ministria e shëndetësisë në Egjiptit ka deklaruar se të paktën 365 persona janë vrarë gjatë kreyngritjes 18 ditëshe anti-qeveritare, që filloi më 25 janar të këtij viti.
Kjo ishte shifra e parë gjithëpërfshirëse e paraqitur nga qeveria, për njerëzit e vrarë gjatë protestave, që përmbysën Hosni Mubarakun, pas 30 viteve në pushtet në Egjipt.
Ministri i shëndetësisë, Sameh Farid, tha se kjo është vetëm shifra paraprake e civilëve të varë dhe në të nuk përfshihen pjesëtarët e policisë ose të burgosurit.
Njëherësh, mediat shtetërore, kanë raportuar se shkollat dhe universitetet publike në Egjipt mbeten të mbylluara deri më 27 shkurt, ndërsa protestat dhe grevat në mbarë vendin po vazhdojnë.
Prej të hënës bankat janë të mbylluara, për shkak të grevave të punëtorët, që akuzojnë se korrupsioni dhe keqpërdorimet ende janë shumë të larta.