E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek: Kosovarë, zgjohuni

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka dekalruar se Kosova ka probleme serioze me imazhin, dhe sipas saj duhet të ndërmerren hapa urgjente për të punuar rreth kësaj çështje. Lunacek gjatë një interviste për “Radio Dukagjini”, i ka bërë thirrje spektrit politik që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të përmirësuar imazhin.

“Epo...ta them të vërtetën... nga problemet që kemi parë në zgjedhje dhe me raportin e Dick Martit imazhi i Kosovës ka rënë dukshëm. Pa asnjë dilemë mund të ta them se, po, ka problem me imazhin e Kosovës dhe ne që jemi miq të Kosovës jemi duke tentuar ta informojmë opinionin publik këtu në BE se çfarë në të vërtetë është duke ndodhur, por po ashtu është shumë e vërtetë se vetë kosovarët duhet që të zgjohen dhe të bëjnë përpjekje që të ndryshojnë këtë imazh”, tha Lunacek.

Ajo ka ftuar kryeministrin në largim Hashim Thaçi, që të bashkëpunoi ngushtë me EULEX-in lidhur me akuzat e ngritura për trafikimi organesh.

Lunacek, ka theksuar gjithashtu se statusi do të mund të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme Prishtinë-Beograd. Sipas saj rezoluta e Parlamentit Evropian ka sqaruar pozicionet për këtë çështje.

“Është e qartë se statusi nuk do të jetë pjesë e bisedimeve, e me aq sa di unë lidhur me këtë nuk ka as më të voglën dilemë brenda Bashkimit Evropian. Bisedimet do të jenë për përmirësimin e marrëdhënieve dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve të pavarura “. tha ajo.

Lunacek ka deklaruae se ka frikë të flasë për data, kur është në pyetje liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Kam frikë se nuk mund të ta them. Sikur të varej nga unë apo nga Parlamenti Evropian do të thosha që shumë shpejt Kosova do të përfshihej në këtë proces. Shpresoj dhe jam duke punuar në këtë drejtim, jam duke bërë presion tek individë të ndryshëm në Komisionin dhe Këshillin e Evropës, për aq sa mundem nga pozita e deputetes në Parlamentin Evropian që të ecet para me dialogun për vizat”, tha ajo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›