E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, hetim 43 anëtarëve të organizatave jo-qeveritare, 19 amerikanë

43 persona, përfshirë 19 shtetas amerikanë, do të dalin para trupit gjykues penal në Egjipt për përfshirje në aktivitetet e ndaluara të grupeve pro-demokraci që kanë marrë “fonde të huaja të paligjshme”.
 

Në deklaratën e tyre gjykatësit theksojnë që personat të cilët do të ndiqen penalisht akuzohen për “drejtim të një organizate pa liçencat e duhura”.

Një zëdhënës i gjykatës tha se mes atyre që do të dalin para gjyqit janë 5 serbë, 2 gjermanë, tre arabë dhe një numër i papërcaktuar egjiptianësh. Mes 19 amerikanëve është edhe Sam LaHood, drejtuesi i zyrës së Egjiptit të Institutit Ndërkombër Republikan dhe i biri i Sekretarit amerikan të Transportit Ray LaHood.
T

ë 43 personave në listë u është ndaluar të largohen nga Egjipti. Data për fillimin e gjyqit nuk është caktuar.
Administrata e Presidentit Obama e ka kritikuar ashpër shtypjen e organizatave joqeveritare, tre prej të cilave e kanë qendrën në Uashington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›