E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon moti i keq në Evropën Lindore

Mot i keq vazhdon të mbajë të mbërthyer disa vende të Evropës Lindore duke bllokuar rrugët tokësore dhe ajrore dhe duke shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz.

Njoftohet se Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta që arrijnë deri në minus 32 gradë celsius dhe që kanë shkaktuar vdekjen e 122 personave, shumë prej tyre të pastrehë.

Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga dëbora më e madhe në dekada. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.

Reshjet e dëborës dhe temperatuar tepër të ulta kanë përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, ku shumë njerëz janë bllokuar në shtëpitë ose automjetet e tyre dhe gjatë vetë njoftohet se kanë humbur jetën. Qeveria e Bosnje-Hercegovinës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Në zonat bregdetare të Kroacisë, ku bora bie rallë, njësitë e ushtrisë u mobilizuan për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga dëbora.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›