E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxheve, takohen Merkel dhe Sarkozi

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe të Francës do të takohen sot në Paris. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nikolas Sarkozi pritet të diskutojnë masat e mëtejshme për tejkalimin e krizës në Eurozonë, si dhe situatën në Siri.

Sarkozi ka thënë se Franca është konsultuar me vendet evropiane dhe arabe për krijimin e një grupi të kontaktit për Sirinë, në përpjekje për zgjidhjen e krizës.

Shteti sirian po përballet me trazira që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe kanë shpërthyer protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›