E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet zyrtarisht Udhërrëfyesi i vizave për Kosovën

Kosova nis zyrtarisht rrugën për udhëtimin pa viza në zonën Schengen, pasi COREFOR, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, finalizuan tekstin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Udhërrëfyesi përmban një sërë kushtesh që institucionet e Kosovës duhet ti plotësojnë në mënyrë që kosovarët të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Komisionerja për Çështjet e Brendshme e Unionit, Sesilia Malmstrom, shkroi në rrjetin social Twitter: Jam shumë e lumtur që sot u miratua Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm. Edhe pse nuk dihet saktësisht dita kur do tu dorëzohet autoriteteve ky tekst, shpesh është theksuar se kjo do të ndodhë në fund të pranverës. Komisioni Europian nisi dje në Bruksel edhe dialogun e strukturuar me Kosovën për sundimin e ligjit. Në Bruksel ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›