Egjipt, mandat arresti ndaj kreut të ''Vëllazërisë Myslimane''
KAJRO- Autoritetet egjiptiane lëshuan sot një mandat arresti ndaj kryetarit të "Vëllazërisë Myslimane", Mohamed Badie dhe asistentit të tij, Khairat al-Chater, citojnë disa burime nga gjyqësori egjiptian.
Këta dy persona janë në kërkim dhe nën akuzë për nxitjen e vrasjes së manifestuesve që protestonin përpara selisë së "Vëllazërisë Myslimane" në Mokattam, në jug të Kajros.
Mandati i arrestit vjen pas rrëzimit nga pushteti të presidentit, Mohamed Morsi, që kishte dalë prej lëvizjes së "Vëllazërisë Myslimane", pas manifestimeve të përgjakshme që kërkonin largimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)