E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia peruane ia përzë vëllezërit, Mesi braktis fushën e lojës

TIRANE-Duhet të ishte në fushë për 90 minuta, por lojtari më i mirë në botë e ka ndërprerë në mes, duke u mërzitur nga fakt që nuk kishte të bënte me fushën e lojës. Incidenti i rëndë ka ndodhur në Lima të Perusë, ku po zhvillohej ndeshja humanitare ndërmjet ekipit të “miqve të Mesit” dhe “Pjesës së mbetur të botës”.

Policia, duke mos e ditur me kë kishte të bënte, tregoi pak më shumë ashpërsi ndaj vëllezërve të Mesit dhe babait të Nejmarit, duke mos i lënë të ulej në pankinë, pasi nuk kishin akreditimet e duhura. Vëllezërit e Mesit kanë reaguar duke treguar se kush janë, ndërsa policia peruane sërish është treguar indiferente.

Mesi ka kërkuar zëvendësimin e menjëhershëm. Ai nuk ka dashur as të ndërrohet në stadiumin kombëtar të Limas, por vetëm ka marrë gjërat dhe është larguar sa më parë.

(d.b/eduartIlnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›