Egjipt, ndalohen shtatë persona për shpërthimin në kishë

Në Egjipt janë ndaluar shtatë persona për t`u marrë në pyetje lidhur me sulmin me bomba në Kishën Kopte mbrëmjen e Vitit të Ri në qytetin verior të Aleksandrisë.
Njëzet e një persona u vranë në sulmin më të fundit ndaj të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Zyrtarët egjiptianë thanë se “elementë të huaj” qëndrojnë prapa shpërthimit, dhe se ai duket të jetë kryer nga një sulmues vetëvrasës.
Zyrtarët e sigurisë thanë se dhjetë persona të tjerë tashmë u liruan pasi u morën në pyetje.