E Shtunë, 31 Tetor 2026

Li Mjung-Bak paralajmëron Korenë Veriore

Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-Bak ka paralajmëruar se çdo agresion nga Korea Veriore do të përballet me përgjigje të fuqishme, por shtoi se mbeten të hapura dyert për dialog.

Në një fjalim televiziv me rastin e Vitit të Ri, Li tha se Seuli është serioz lidhur me dialogun dhe se është i gatshëm të ofrojë ndihmë ekonomike.

Tensionet në ishullin e ndarë u rritën dukshëm pasi Veriu bombardoi një ishull në Korenë Jugore në nëntor, duke vrarë dy ushtarë dhe dy civilë.

Ndërkohë, i dërguari amerikan për Korenë Veriore, Stefen Bosuorth, do të vizitojë gjatë javës Korenë Jugore, Kinën dhe Japoninë, për të diskutuar mbi Korenë Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›