E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt nis raundi i dyte i bisedimeve Izrael-Palestine

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas do te mbajne sot ne Egjipt takimin e dyte te negociatave per paqen ne Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton do te ndermjetesoje ne takimin dy ditor ne Sharm el-Sheik ne Detin e Kuq.

Ne prag te bisedimeve sekretarja e shtetit Klinton ka deklaruar se eshte koha qe palet te arrijne nje marreveshje.

Ajo gjithashtu riperseriti pikepamjen e Shteteve te Bashkuara se Izraeli do te duhej ta zgjeroje moratoriumin mbi ndertimin e vendbanimeve te reja ne Bregun Perendimor.

Klinon gjithashtu theksoi se te dyja palet duhet ta zgjidhin ceshtjen. Te shtunen Netanjahu tha se Izraeli nuk do ta zgjase moratoriumin por tha se ndertimet e reja do te kufizohen.

Abas gjithashtu ka kercenuar te nderprese bisedimet nese vazhdojne ndertimet e reja ne territoret e pushtuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›