E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbe Gjyqi per Haradinaj do te mbahet me 23 shtator

Seanca gjyqesore per gjykimin e ish-komanddantit te UCK-se dhe liderit aktual te AAK-se Ramush Haradinaj do te mbahet me 23 shtator para Tribunalit te Hages raportojne agjencite serbe te lajmeve.

Keshilli i Apelit ne Tribunalin e Hages me 21 korrik ka miratuar ankesen e Prokurorise se Tribunalit per vendimin e shkalles se pare me te cilin Haradinaj ishte liruar nga 37 pikat e akuzes duke vendosur qe gjykimi pjeserisht te perseritet.

Gjykimi do tu perseritet edhe dy te akuzuarve te tjere Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt qe te dy ish-pjesetare te UCK-se.
Sipas B92 tre te akuzuarit akuzohen per krime ndaj te burgosurve ne kampin e roberve te UCK-se ne fshatin Jabllanice nga marsi deri ne shtator te vitit 1998.

Javen e kaluar Keshilli Gjyqesor i Tribunalit te Hakes e ka kundershtuar kerkesen e mbrojtjes per lirim te perkohshem perkatesisht mbrojtje ne liri te Haradinajt dhe Brahimajt te cilet ndodhen ne paraburgim ne Hage.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›