E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidington reagon per incidentin ne Mitrovice

Dy dite pas incidentit te fundit ne Mitrovice ne te cilen mbeten te plagosur 7 persona ka reaguar ministri per Evropen i Britanise se Madhe David Lidington.

Jam thellesisht i brengosur per dhunen e shkaktuar ndaj policit te EULEX-it dhe pjesetareve te policise se Kosoves ne incidentin e fundit ne Mitrovice thuhet ne reagimin e Lidingtonit. Sipas tij ka qene nje veprim i paarsyeshem nga nje numer i vogel i personave qe kane kryer kete akt. Lidington ka mirepritur reagimin e menjehershem te qeverise se Kosoves dhe Serbise.

Veprime te tilla te ketyre personave nuk duhet lejuar te demtojne angazhimin e perbashket qe eshte arritur nga te gjitha palet per te sjell paqen stabilitetin dhe prosperitetin ne rajon ne periudhen kur eshte rritur bashkepunimi dhe dialogu ka thene ai.

Gjithashtu Lidington ka pergezuar per kurajen dhe angazhimin e EULEX-it KFOR-it dhe Policise se Kosoves. I bejme thirrje te gjthe komuniteteve qe jetojne ne Kosove qe te punojne se bashku per te zgjidhur mosmarreveshjet e tyre ne menyre paqesore dhe te kundershtojne perdorimin e dhunes perfundon reagimin ministri Lidington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›