E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt nisi puna per rishikimin e Kushtetutes

Kryeministri i perkohshem i Egjiptit Hazem el-Beblawi u bashkua me nje grup ekspertesh per te ripare ngjyrimet islamike qe i jane dhene kushtetutes.

Kushtetuta origjinale u miratua në një referendum vitin e kaluar, por kritikët thanë se ajo ka dështuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Ky eshtë hapi i parë drejt zgjedhjeve të reja dhe te lira pas heqjes së Mohamed Mursi si president.

Mijera mbeshtetese femra te presidentit Mursi u tubuan ne rruget e Kajros duke kerkuar rikthimin e tij ne pushtet.

Në tërësi kjo fundjavë u shënua nga një mungesë e dhunës në Kajro, megjithatë në gadishullin Sinai tre anëtarë të forcave të sigurisë së Egjiptit u vrane nga ana e militanteve islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›