E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt pas doreheqjes serish dhune


Edhe pse kabineti qeverisës i Egjiptit pranoi të japë dorëheqjen hënën në mbrëmje, dhuna shpërtheu sërish pak orë më pas në sheshin “Tahrir” të Kairos, të martën herët.

Njerëz të shumtë morën plagë nga përleshjet intensive të mëngjesit, bën me dije dërguari i CNN në vend.

Ambulancat nxitonin për në qendër të sheshit, i cili ka shërbyer nëntë muaj më parë si qendër për lëvizjen që çoi në përmbysjen e Presidentit afatgjatë, Hosni Mubarak dhe tani mbetet sërish një qendër për revoltat kundër sunduesve ushtarakë të Egjiptit.

Dhuna e së martës shënon ditën e katërt të përleshjeve, mes forcave të sigurisë dhe protestuesve, disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 Nëntorit.

Për shaka të trazirave, Kabineti i Egjiptian, pranoi të japë dorëheqjen mbrëmjen e së hënës, por dhuna sërish nuk ndaloi.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kriza, qeveria po shet hidrocentralet
4 HEC-e shpresohet të shiten për 150 milionë euro
Dëshmon Prifti: Video origjinale
SHBA, Britania dhe Kanadaja, sanksione Iranit

Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Festa e Pavarësisë në Britani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›