E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia paralajmerim i ri ndaj Sirise


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, përsëriti qëndrimin e ashpër të Ankarasë zyrtare ndaj krizës siriane, ndërsa paralajmëroi Damaskun se vendi i tij nuk do të qëndrojë duarkryq përballë shtypjes mizore dhe apelit për ndihmë të miliona sirianëve.

Duke folur për “BBC”, ditën e hënë, Gyl theksoi se reforma “thelbësore” duhen ndërmarrë në Siri, për të zgjidhur situatën e vështirë. Ai shtoi se Turqia ka humbur besimin tek ish-aleati i saj, presidenti Bashar al-Assad.

Sipas OKB-së, më shumë se 3 500 persona kanë humbur jetën në përballje me forcat e rendit që prej fillimit të protestave në muajin mars. Pavarësisht presionit ndërkombëtar, qëndrimi i Sirisë mbetet i pandryshuar. Për Damaskun, mungesa e stabilitetit në vend shkaktohet prej banditëve dhe militantëve të armatosur prej armiqve të Sirisë.

”Në këtë kohë që jetojmë, regjimet autoritare nuk janë më të pranueshme, së pari nga vetë populli dhe më pas, vetëkuptohet, edhe nga rajoni e komuniteti ndërkombëtar”.

Një javë më parë, ishte Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, ai që lëshoi akuza të ashpra ndaj Sirisë, duke theksuar se “e ardhmja e vendit nuk mund të ndërtohet mbi gjakun e të shtypurve”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kriza, qeveria po shet hidrocentralet
4 HEC-e shpresohet të shiten për 150 milionë euro
Dëshmon Prifti: Video origjinale
SHBA, Britania dhe Kanadaja, sanksione Iranit

Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Festa e Pavarësisë në Britani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›