Egjipt, për herë të parë një gazetare me shami jep lajmet
Për herë të parë një gazetare me shami (hijab) është shfaqur në televizionin shtetëror të Egjiptit për të dhënë lajmet, duke shfuqizuar kështu një ligj të regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, që nuk i lejonte gratë e mbuluara myslimane tu afroheshin telekamerave televizive.
Presidenti i ri, Mohamed Morsi që u zgjodh nga radhët e Vëllazërisë Myslimane, e shfuqizoi një ligj të tillë që konsiderohej absurd nga shumë njerëz, duke qenë se gratë myslimane me shami lejoheshin të punonin në televizion prapa kuintave, por jo të shfaqeshin përpara telekamerave, një përpjekje kjo nga ana e ish-presidentit për të sjellë modernizimin në vend.
Me një shami ngjyrë kremi që i mbulonte kokën dhe qafën, dhe me një kostum të errët, Fatma Nabil është bërë prezantuesja e parë e Egjiptit që shfaqet me kokë të mbuluar, ndërsa lexoi lajmet e drekës në televizionin shtetëror të Egjiptit.
3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Egjipt, për herë të parë një gazetare me shami jep lajmet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip