E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia shet 30 ishujt më të mirë

I detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, shteti grek ka nxjerrë në shitje dhe ofron me qira 30 ishujt, të cilët konsiderohen si ishujt më të mire të shtetit helen, dhe nga kjo pritet që rritet perspektiva e qeverisë për të thithur investime në këtë vend ku kriza ka çuar popullin dhe qeverinë e saj në një varfëri të papërballueshme.

Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjatë dhe gjithashtu do të shiten disa ishuj të tjerë.

Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël dhe gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.

Ishujt që do të jepen me qira parashikohen të jepen për 40 deri në 50 vjet, dhe thuhet se do të jenë për përdorim privat.
Por,që të bëhet kjo e mundur, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve./Start/

                                                                                             2012-09-02 15:56
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›