Egjipt, prezantueset e lajmeve me shami

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka shfuqizuar masën, e cila ka ndaluar prezantueset e lajmeve të paraqiten me shami.
Me një shami ngjyrë kremi dhe me një kostum të errët, Fatma Nabil është bërë prezantuesja e parë e Egjiptit që shfaqet me kokë të mbuluar, ndërsa lexonte lajmet.
Televizioni shtetëror i Egjiptit ka ndjekur politikën kundër shamisë gjatë presidencës së Hosni Mubarakut.
Ish-sunduesi veteran është përmbysur vitin e kaluar, nga revolta popullore.