E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, përleshjet ndërfetare, 13 viktima

Shënohen të tjera protesta në Egjipt. Situata në Kajro nuk është qetësuar edhe pas largimit të ish presidentit Hosni Mubarak. Qindra persona të armatosur me thika janë përplasur me aktivistët pro demokracisë në sheshin Tahrir në Kajro. Pamjet treguan se të dyja krahet po godisnin njëri-tjetrin me gurë.

Reporterët në vedngjarje kanë treguar se personat që hynë në sheshin Tarhrir kërkonin që të nxirrnin nga sheshi protestuesit. Ndërkohë që përplasje ka pasur edhe ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në Kajro të cilët përbëjnë mazhorancë në Kajro, në lagjen e Mokatam. Sipas raportimeve të meidiave të huaja nga përplasjet kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sipas tyre mijera vetë ishin mbledhur përpara zyrave të televizionit shtetëror, duke shënuar ditën e katërt të protestës.
 

Përleshjet e sotme ndodhën kur kabineti i sapoemëruar u mblodh me Këshillin e Lartë të forcave të armatosura për ta propozuar ligjin, i cili e inkriminon nxitjen e urrejtjes, dhe mund të ndëshkohet edhe me vdekje.

Edhe pas largimit të regjimit të Mubarak, situata në Egjipt ka qënë sërish e tensionuar. Protestuesit kërkojnë që nga pushteti të ikin të gjithë elementët që kanë pasur të bëjnë me ish presidentin. Ndërkohë që lidhur me fatin e Mubarak dhe shendetin e tij, ende nuk dihet asgje. Pasuria e miliarderit deri në këto momente është ngrirë, për të vazhduar hetimet, dhe gjetur shkeljet në vënien e kësaj pasurie prej milirda dollarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›