E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia drejt zgjedhjeve parlamentare

Kroacia do të shkojë së shpejti në zgjedhje parlamentare, hipotezë kjo e ngritur pas protestave të vazhdueshme të banorëve kundër qeverisë dhe në vecanti korrupsionit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, e cila megjithatë ka saktësuar se data për zgjedhjet do të caktohet pasi të jenë mbyllur bisedimet për anëtarësimin në BE.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe nënkryetari i Parlamentit kroat, Josip Friscic, i cili ka nënvizuar se përcaktimi i një date në këto momente do të dëmtonte proçesin e integrimit.

Komisioni Evropian miratoi më dy mars raportin lidhur me progresin e Kroacisë në proçesin e anëtarësimit në BE.

Në raportin në fjalë Brukseli vlerësonte se vendi ballkanas duhet të bëjë reforma më të thella në fushën e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit.

Deri tani Kroacia ka përmbushur 28 nga 35 kapitujt e proçesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›