E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkaqeni copëton një grua, turistët detyrohen të heshtin

Dy britanikëve që panë peshkaqenin duke ngrënë një njeri të gjallë në Sharm el-Sheik të Egjiptit, iu kërkua të heshtnin, pasi lajmi mund të dëmtonte turizmin e atjeshëm. Këtë lajm e raportoi “The Sun”, për të cilin çifti dha dëshminë e tij. Ata kishin parë një peshkaqen tigër pesë metra të gjatë duke shqyer një notare vetëm një kilometër nga bregu.
 

Në momentin e sulmit ata ndodheshin në një barkë turistike dhe mjeti nuk ndaloi për t`i dalë në ndihmë vajzës. 32-vjeçarit Richard King dhe partneres së tij, Laura Hooper, iu kërkua në rikthimin e tyre në hotel që të heshtnin dhe të mos tregonin për ngjarjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›