E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, priten demonstrata masive

Pak orë para demonstratave të paralajmëruara të së premtes, në shtetin me popullsinë arabe më të madhe në botë, interneti është bllokuar dhe opsioni i dërgimit të mesazheve nuk funksionon.
CNN thekson se pas një stepje të rastit, Vëllazëria Myslimane i ka bërë thirrje ndjekësve të saj për demonstrata pas faljes së xhumasë. Kjo është hera e parë që në këtë raund trazirash, blloku më i madh opozitar i bën thirrje mbështetësve të dalin në rrugë.

Të premten para agimit, autoritetet egjiptiane arrestuan udhëheqësin e mirënjohur të Vëllazërisë Myslimane, Issam al-Aryan.

“Policia erdhi në shtëpinë e Al-Aryanit në Kajro, mëngjesin e sotëm në orën 02:30”, theksoi dhëndri i të arrestuarit.

Mëngjesin e sotëm serverat e ofruesve kryesorë të internetit në Egjipt nuk funksiononin. Po ashtu edhe serverat e Ambasadës Amerikane dhe qeverisë së Egjiptit.

“Ne po ndjekim me kujdes të madh të gjitha zhvillimet dhe jemi të vetëdijshëm se shërbimet e komunikimit, përfshirë edhe medien sociale po bllokohen”, theksoi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Crowley të enjten. “Vijojmë ti kërkojmë autoriteteve egjiptiane të tregojnë përmbajtje dhe të lejojnë protesta paqësore”, shtoi ai.

Këto protesta nuk kanë një lider tradicional, por më së shumti u ngjizën nga mesazhet e shpërndara në rrjtet sociale si Facebook dhe Twiter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›