E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, protesta për drejtësi dhe reforma

Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Egjiptit për të kërkuar drejtësi për viktimat e regjimit të Hosni Mubarakut.

Protestuesit kërkuan që krerët e përkohshëm të vendit, të parashtrojnë një plan të qartë të tranzicionit drejt demokracisë.

Demonstrata në mbarë vendin vjen në vazhdën e protestave të vazhdueshme kundër asaj që shihet si ngurrim i ushtrisë për të ndjekur penalisht krerët e policisë dhe ish-zyrtarët e regjimit – përgjegjës, për vdekjen e rreth 900 personave gjatë protestave që përmbysen Mubarakun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›