Egjipt, protesta të ashpra kundër presidentit Morsi
Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro, në prag të protestës masive, përmes së cilës kërkohet dorëheqja e presidentit aktual Mohammed Morsi.
Mijëra persona e kane kaluar natën në sheshin tashmë të famshëm ku zakonisht zhvillohen protesta, me të cilat ishte përmbysur edhe regjimi i ish-presidentit Hosni Mubarak. Protesta, pritet të mbahen edhe para Pallatit Presidencial në Kajro dhe në tërë Egjiptin, kur po shënohet 1 vjetori i Morsit në pushtet. Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë për dështim në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike dhe probleme me sigurinë.
Por, përkrahësit e Morsit planifikojnë që t’ju kundërpërgjigjen me proteste. Ata këmbëngulin përballë opozitës se ai u zgjodh në mënyrë demokratike dhe duhet ta çojë në fund mandatin e tij.