Kroacia ,vendi i 28 anëtar i Bashkimit Europian
30-06-2013 / Gazeta 55
Festime për hyrjen në familjen europiane
Prej mesnatës të së dielës, Kroacia do të jetë vendi i 28 anëtar i Bashkimit Europian.
Në Zagreb kanë nisur edhe përgatitjet për festimet që do të shënojnë hyrjen e Kroacisë në familjen europiane.
Ceremonitë festive do të nisin prej orës 6 pasdite dhe do të kulmojnë në orën 12 të natës.
Qeveria kroate njoftoi se do të jenë rreth 170 të ftuar nga vende të huaja dhe nga skena politike vendase.
I pranishëm do te jete edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Rreth 700 artistë dhe këngëtarë do të performojnë në skenat e ngritura në sheshet e Zagrebit, ku parashikohet të marrin pjesë të paktën 20 mijë njerëz.