E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet diskutojnë buxhetin. Kushtetuesja, kundër

Komisioni i ligjeve ka diskutuar sot projektbuxhetin për vitin 2012 ndërsa Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër buxhetit që i është akorduar nga qeveria këtij institucioni. Duke folur në komisionin e ligjeve, përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar buxhetin si të papranueshëm ndërsa ka kërkuar rritje të fondit për pagat.
Kushtetuesja ka kërkuar një fond shtesë prej 10 milionë lekë të reja për aktivitetet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.
 

Ndërsa përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit kanë kërkuar në komision të mos i ulen pagat pasi një vendim i tillë i qeverisë cënon pavarësinë e këtij institucioni.
 

I menjëhershëm ka qënë reagimi i përfaqësueses të ministrisë së financave e cila ka theksuar se tashmë sistemi i pagave është unifikuar ndërsa ka shtuar se pagat nuk kanë lidhje me pavarësinë e institucioneve.
 

Ndërsa deputetët demokratë kanë kërkuar nga kolegët e tyre të përkrahin kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për fondin shtesë për 20-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese dhe për aktivitetet në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë por deputetët socialistë kanë theksuar se duhet të jetë një fond i veçantë për këtë çështje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›