E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt rrembehen 2 turiste ne Sinai

Dy turistë, një burrë izraelit dhe një grua norvegjeze, janë marrë peng nga persona të armatosur në gadishullin e Sinait, në Egjipt.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale të sigurisë, sipas të cilave turistët janë rrëmbyer teksa udhëtonin mes lokaliteteve Taba dhe Dahab, në jug të gadishullit.

Siguria në rajonin e dominuar nga shkretëtira është përkeqësuar që nga rënia nga pushteti e presidentit Hosni Mubarak dy vjet më parë.

Bregu i Detit të Kuq në jug të Sinait është një atraksion i madh turistik. Autoritetet thonë se zakonisht pengmarrje të tilla në Sinai zgjidhen shpejt.

Dyshimet bien mbi fiset egjiptiane, që në këmbim kërkojnë lirimin e krerëve të tyre, që sipas tyre janë dënuar padrejtësisht për akuza si terrorizëm, trafik droge dhe qëniesh njerëzore në kufi me Izraelin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›