Thaccedili Jetike sundimi i ligjit ne veri

Zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara seanca për
raportimin për situatën në Kosovë, ku po marrin pjesë, përveç
pesëmbëdhjetë vendeve anëtare edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi
dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij u shpreh se thelbësore është sundimi i ligjit në veri të vendit, ndërsa kërkoi nga Serbia që të shpërbëjë strukturat ilegale.
"Vetëm në tre muaj e fundit në veri kanë ndodhur 20 incidente", u shpreh Thaçi, ndërsa shprehu optimizmin e rezervuar për dialogun Beograd-Prishtinë. Thaçi deklaroi se dialogu do të jetë i suksesshëm nëse ka vullnet nga autoritetet serbe.
Më herët ka folur Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se pasi ka shqyrtuar raportin e fundit të përfaqësuesit special të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif ka parë që faktet tregojnë se gjendja është jo e sigurtë dhe e brishtë për serbët në Kosovë.
“Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet në rajon për të hyrë në Bashkimin Evropian. Republika e Serbisë ka politikë të bazuar në kompromis dhe respekton të drejtat e serbëve dhe të shqiptarëve në Kosovë”,u shpreh Daçiç, raporton Kosovapress.
Sipas tij, dialogu është mundësia e vetme që sheh Serbia për zgjidhjen e problemeve. "Duam që të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Në Bruksel kemi biseduar për shumë çështje. Nikoliç është takuar me Jahjagën dhe kjo dëshmon se qëndrimi politik i Serbisë respekton ndryshueshmirën në Kosovës sipas rezolutës 1244”, ka thënë Daçiç, duke kërkuar që roli i UNMIK-ut duhet të mbetet i pandryshuar, pa marrë parasysh problemet buxhetore
Përfaqësuesi special i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, në raportin e tij ka vënë në dukje shumë sfida me të cilat po përballet Kosova.
Ai ka theksuar se në dialogun për normalizim marrëdhëniesh në mes të Kosovës dhe Serbisë janë arritur kompromise të ndjeshme dhe se sfidat kryesore janë në terren. Sipas tij, në tejkalimin e këtyre sfidave duhet të punohet bashkërisht nga ndërkombëtarët dhe vendorët.