Egjipt te tjera protesta masive

Pas dy javësh në sheshin Tahrir protestuesit nuk ndalen. Ndonëse ushtria ka shtyrë paksa rradhet e tyre për lejimin e trafikut, opozita egjiptiane ndërmerr një tjetër shtysë për të rritur presionin mbi presidentin Husni Mubarak. Për këtë qëllim mbahet një miting i ri masiv në Kajro, pavarësisht nga vazhdimi i planifikuar i bisedimeve midis qeverisë dhe grupeve opozitare ku Omar Sulejman premton të tjera koncensione.
Gazeta amerikane New York Times njofton se protestuesit e kanë shqyrtuar mundësinë për të organizuar demonstrata të tjera në shkallë të gjerë nepër qytete egjiptiane dhe për të ndërmarrë akte të tjera mosbindjeje siç është rrethimi i selisë së televizionit shtetëror, që kritikohet nga shumë demonstrues se i ka paraqitur në mënyrë tejet të shtrembëruar.
Kabineti i sapoemëruar i Egjiptit miratoi një ditë më parë vendimin për shtimin e rrogave dhe pensioneve gjatë takimit të tij të parë që nga fillimi i kryengritjes dy javë më parë. Kundërshtarët e kreut të shtetit i shohin shumë nga kërkesat e tyre të paplotësuara, veçanërisht atë të dorëheqjes së Mubarakut. Ai ka deklaruar ndërkohë se do të lejojë hetimin e dhunës kundër demonstruesve nga një komision i pavarur.
Mbështetësit e Mubarakut ishin përzier javën e fundit me demonstruesit opozitarë në sheshin Tahrir, gjë që çoi në përleshje të rënda. Prej tyre sipas njoftimeve zyrtare u vranë 11 vetë, rreth një mijë të tjerë u plagosën. Gjithsej sipas të dhënave të OKB-së që prej fillimit të protestave, që filluan dy javë më parë, u vranë së paku 300 vetë.