E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani gjyshja perballet me bandat. 70- vjecarja ndalon grabitjen

 Heronjtë nuk kanë moshë, por vlera. E vërtetoi më se miri një gjyshe 70- vjeçare britanike që e armatosur vetëm me çantën e dorës shpartalloi një bandë hajdutësh në  Northhampton. 6 persona me skafandra dhe motorë tentuan të hynin në një dyqan bizhuterish duke përdour mjete të forta, por pensionistja që i vuri re nuk hezitoi të ndërhynte për të penguar grabitjen. 
Kamerat e sigurisë tregojnë se si gruaja përshkon rrugën për të sfiduar bandën që pregatitej të thyente xhamat e dyqanit .  Gjyshja nuk nguron t’i qëllojë pa reshtur me çantën e saj duke i detyruar t’u hipin motorëve për të marrë arratinë, por nënëmadhja nuk ndalet me kaq. Ajo rrëzon dy prej keqbërësve në tokë. 

Dëshmitare në vendngjarje Sarah-Jane Brown  thotë se gruaja  në të 70-at ishte një heroinë e vërtetë: “Ne u tmerruam. Mbyllëm derën u fshehëm nën tavolinë, ishim vërtet të tmerruar dhe pastaj hodhëm sytë jashtë e zoti e mbrojttë, e pamë ndërsa po rendte me çantën në ajër e duke i goditur pa rreshtur me çantë”.

Falë pensionistes sypatrembur, të pranishmit në vendngjarje  arritën të mbanin një prej keqbërësve derisa arritën forcat e rendit. Tashmë 4 persona të bandës janë arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›