Gjirokaster sekuestrohet 1 ton marijuane. Pranga 35- vjecarit

Një ton lëndë narkotike mariuanë janë kapur gjatë një aksioni të policisë së Gjirokastrës. Sasia e madhe e lëndës narkotike u ndalua në aksin rrugor Gjirokastër–Jorgucat dhe destinacioni i saj ishte Greqia. Në automjetin e parë të ndaluar pas një ndjekje të gjatë të policisë rrugore dhe asaj të rendit po transportoheshin 180 kg lëndë narkotike ndërsa në automjetin e dytë ishin fshehur 820 kilogramët e tjera. Drejtuesi i automjetit të dytë Artan Bresha 35 vjec u ndalua nga policia ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Azhornuar së fundi ( e martë , 08 shkurt 2011 )