E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, vazhdojnë përleshjet protestues-policë

Sot është raportuar për përleshje të sërishme ndërmjet policisë dhe protestuesve në Sheshin Tahrir në Kajro, derisa OKB-ja kërkon hetime për vrasjet e demonstruesve.

Mijëra protestues mbeten në këtë shesh, përkundër ofertës nga ushtria e Egjiptit, që të shpejtojë kalimin në qeverisjen civile.

Protestuesit kanë kërkuar që kalimi i pushtetit te një këshill civil i përkohshëm të bëhet menjëherë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima në dhunën e sotme.

Zyrtarët kanë thënë se afro 30 vetë janë vrarë prej të shtunës, gjatë goditjes së policisë kundër protestuesve.

Nga ana tjetër, komisionarja e lartë e OKB-së për të drejta të njeriut, Navi Pillaj, ka kërkuar hetime të pavarura për vrasjen e demonstruesve nga ushtria e Egjiptit dhe forcat e policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›