E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt viktima gjate protestave

Dy vjetori i rrëzimit të regjimit të Hosni Mubarak shkaktoi të tjera viktima në Egjipt.

Dhuna që shpërtheu në mbarë vendin la të paktën shtatë të vrarë.

Agjencia e lajmeve MENA e kontrolluar nga qeveria njoftoi se më shumë se 450 njerëz u plagosën gjatë dhunës.

Gjashtë nga vrasjet ndodhën në qytetin e Suezit, ku protestuesit qëlluan me gurë dhe shishe forcat e armatosura, Viktima e tretë vdiq në Ismalia.

Presidenti islamik i Egjiptit, Mohamed Morsi, u ka kërkuar egjiptianëve, nëpërmjet llogarive të tij në Facebook dhe Tëitter, të “refuzojnë dhunën mes fjalëve dhe veprave të tyre”, pas përleshjeve të përgjakshme në vend.

Edhe Alexandria u përfshi nga protestat, ndërsa në Ismailia protestuesit i vunë zjarrin zyrave kryesore të partisë “Vëllazëria Muslimane”. Kritikuesit kanë akuzuar Morsin se ka tradhëtuar revolucionin, gjë që vet presidenti e mohon.

Trazira pati edhe në Port Said, Mahalla dhe Ismalia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›