E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuele trazira ne burg mbi 50 viktima

Mbi 50 persona kanë vdekur nga trazirat e ndodhura brenda një burgu në perëndim të Venezuelës.

Trazirat u shkaktuan, pasi një media lokale transmetoi një lajm se ushtarët do të dërgoheshin në burgun e Uribana, në Barquisimeto, për të kërkuar për armë, siç bëri të ditur kreu i Ministrisë së Burgjeve, Iris Varela.
Ajo tha se në burg ka patur një revoltë gjatë së cilës lideri i një bande kriminale ka sulmuar policët .

Drejtori i spitalit, Ruy Medina, tha për agjencinë e lajmeve AFP, se rreth 90 persona u plagosën, pjesa më e madhe e të cilëve nga plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit. Mes të vdekurve përfshihen të dënuar, roje dhe punonjës të burgut.

Carlos Nieto Palma, koordinator i organizatës jo-qeveritare “Një dritare drejt Lirisë”, që punon në burgjet venezueliane, tha për BBC se numri i të vdekurve mund të rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›