E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt votohet per referendumin

Në Egjipt po votohet në referendumin për kushtetutën e re të propozuar nga presidenti i vendit Morsi. Fushata që është bërë këto ditë për të votuar pro është marrë përsipër nga partia e presidentit, Vëllezërit muslimanë dhe një pjesë e mirë të lëvizjes salafite. Në këtë fushatë është theksuar se arsyeja për t’i thënë po kësaj kushtetute është pikërisht qëndrueshmëria politike. Nga ana tjetër, ata që janë kundër udhëhiqen nga Fronti për shpëtim kombëtar që bashkon lëvizjet kryesore të opozitës në Egjipt, dhe që mendon se kjo kushtetutë nuk garanton në asnjë mënyrë të drejtat civile dhe mund të sjellë drejt formimit të një shteti islamik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›