E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt vrasja e 4 te krishtereve

Ne Kajro, ceremonia e varrimit të katër të krishterëve të vrare te premten e kaluar u bene shkak për përleshje te reja mes te krishterëve dhe myslimaneve. Vala e dhunës shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e rreth 80 te tjerëve sipas autoriteteve egjiptiane. 

Te paqarta janë shkaqet se si ceremonia mortore degjeneroi ne përleshje te dhunshme mes komunitetit mysliman dhe atij te krishtere qe akuzohen si iniciatorë te dhunës. 

Dëshmi te ndryshme bien dakord se ishte një lëvizje masive e turmës pas funeralit me slogane kundër presidentit morsi, ajo qe nisi dhunën.

Mbrëmjen mes se premtes dhe se shtunës se kaluar ne qytetin Al-Khusus ne periferi te Kajros, 5 persona, 4 te krishtere dhe nje mysliman mbeten te vrare gjate përleshjeve mes dy komuniteteve. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›