Siri ore ankthi per kater gazetaret italiane

Presidenca italiane po tregohet shumë e rezervuar për fatin e katër gazetarëve italianë në Siri të cilët prej katër ditësh kanë shkëputur të gjitha kontaktet. Ata po xhironin një reportazh për një emision të Rai-t “Historia jemi ne”. Të katërt po realizonin një emision të gazetarisë pjesëmarrëse dhe ku lidheshin me disa shkolla italiane. Baza e tyre është në Turqi. Ata do të hynin në territorin sirian në 2 prill dhe mendohet se kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes dy vendeve.