Egjipt, 45 të vdekur gjatë manifestimeve në Kajro
KAJRO- Të paktën 45 manifestues mbetën të vdekur sot, pas një operacioni policor, që filloi për të shpërndarë dy manifestime të përkrahësve të presidentit islamik të larguar, Mohamed Morsi, në Kajro, bënë të ditur burime mediatike vendase.
"Dy anëtarë të forcave të sigurisë kanë mbetur të vdekur gjithashtu", theksoi Ministria e Brendshme egjiptiane në një komunikatë.
Burimet mediatike njoftuan për 45 të vdekur në sheshin "Rabaa al-Adawiya", ku protestuesit janë vendosur që prej një muaji për të kërkuar kthimin e Morsit, të rrëzuar dhe të arrestuar nga ushtria më 3 korrik.
Vëllazëria Myslimane në Egjipt kërkoi nga shtetasit e këtij vendi që të dalin në rrugë për “ta ndalur masakrën”, pasi forcat e sigurisë depërtuan në dy kampe islamiste të protestuesve në kryeqytetin Kajro.
Kampet u ngriten nga mbështetësit e presidentit të përmbysur nga ushtria, Muhammad Morsi.
Forcat kanë përdorur buldozerë e gaz lotsjellës kundër protestuesve në dy kampe në Kajro.
Megjithatë, autoritetet thonë se nuk ka protestues të vrarë, ndersa së paku dy policë kanë humbur jetën. Po keshtu, Ministria e brendshme e Egjiptit tha se forcat e sigurisë kanë “kontroll total” ndaj njërit prej dy kampeve.
(d.b/BalkanWeb)