E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitja e PTK, shtyhet afati për nënshkrimin e kontratës

PRISHTINE-Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka shtyrë sërish afatin për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së.

E marta ishte dita e fundi e parashikuar për nënshkrimin e kontratës për privatizimin e PTK-së. Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë zhvilluar një takim dhe kanë analizuar rrjedhën aktuale të projektit dhe hapat që do të ndërmerren në vijim në lidhje me privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së dhe kanë ardhur në përfundimin që për herë të tretë po shtyhet nënshkrimi.

“KQP e njofton opinionin publik se shtyrja ka ardhur si rezultat i refuzimit nga ana e KQP-së të kërkesave shtesë të këtij konsorciumi në lidhje me procesin e privatizimit,e të cilat nuk kanë qenë pjesë e pakos tenderuese. Kjo shtyrje është miratuar vetëm pasi që KQP është siguruar që konsorciumi në fjalë do të nënshkruaj marrëveshjen e shitblerjes së aksioneve në formën dhe përmbajtjen e paraparë me dokumentet e tenderit. Megjithatë,me kërkesë të konsorciumit të kompanive të shpallura ekonomikisht më të favorshme për privatizimin e PTK-së nënshkrimi i kontratës shtyhet për më së voni, datën 30 shtator 2013”, thuhet në njoftimin për media, citon KTV.

Aty thuhet se duke marrë parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e këtij transaksioni dhënia e një afati shtesë për nënshkrim të kontratës për konsorciumin e kompanive të shpallura fituese është në interesin të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›