E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt,aksident rrugor, vdesin 51 persona

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën në provincën egjiptiane Minia, kur një autobus doli nga rruga dhe u fundos në një kanal, njoftuan burimet egjiptiane të sigurisë. Ato shtuan se autobusi ishte i tejmbushur me pasagjerë në çastin e aksidentit. Një tjetër burim shtoi se drejtuesi i autobusit ishte përpjekur të mënjanonte një përplasje ballore me një makinë tjetër dhe ra një kanalin Ibrahimia, një nga kanalet vaditës më të mëdhenj në botë. ''Pjesa më e madhe e pasagjerëve u mbytën'', shtoi burimi. Gjendja e rrugëve dhe drejtimi i automjeteve, që lë shumë për të dëshiruar, e kanë shndërruar Egjiptin në një nga vendet me numrin më të madh në botë të viktimave nga aksidentet rrugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›