Egjipti-Perëndimit: Mos fusni hundët në punët tona

Qeveria Mubarak akuzoi Ankaranë dhe kryeqytetet Perëndimore për pragmatizëm.
Qeveria hodhi poshtë thirrjet e ndërkombëtarëve për ndryshimin e pushtetit, pas protestave të fundit.
Zëdhënësi Ministrisë egjptiane të Punëve të Jashtme, Hosam Zaki, lëshoi një komunikatë pas thirrjeve të ndërkombëtarëve për nryshimin e pushtetit. Ai theksoi se nuk pranojnë “ndryshimin e pushtetit” dhe akuzoi se thirrjet ndërkombëtare kanë si qëllim ndezjen e situatës në Egjipt.
Zaki theksoi se “shtetet Perëndimore si SHBA-ja, Anglia, Franca, madje edhe Turqia përpiqen të lozin një rol në çdo situatë”. Ai kërkoi që këta shtete të mos i fusin hundët në punët e Egjiptit por të merren me punët e tyre.
Zaki, i cili akuzoi këta shtete se po flasin në emër të popullit guximtar dhe të pashok të Egjiptit, theksoi se ky veprim është refuzuar nga qeveria dhe nga populli egjiptian.