Përfundon takimi Rama - Lajçak në selinë e PS-së

Përfundon takimi Rama-Lajçak, ndërsa më parë ishte planifikuar një konferencë për shtyp në orën 18.00 nga i Dërguari i BE-së.
Ndërkaq, në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi.
Takimi mes Miroslav Lajçak dhe shefit të opozitës Edi Rama në selinë rozë ka nisur që në orën 16.30.
Ky takim, vjen pas atij të zhvilluar mes Presidentit dhe të Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit të Jashtëm Miroslav Lajçak ku temë qendrore e bisedës ishte situata e rënduar politike në vend dhe gjetja e zgjidhjeve për kalimin e saj përmes dialogut politik.