Hugo Çavez, 12 vjet në krye të Venezuelës

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez shonoi 12-vjetorin e ardhjes në pushtet duke u bërë thirrje mbështetësve të shkojnë përpara me revolucionin socialist.
Çavez i kërkoi venezuelianëve t’ia falin ndonjë gabim që mund të ketë bërë në postin e tij si President. Por, në anën tjetër ai përmendi arritjet e qeverisë së tij në arsimimin e popullsisë dhe reduktimin e varfërisë.
Ndërkohë opozita e akuzon Presidentin se po shfrytëzon pasuninë nëntokësore të Venezuelës dhe nuk po arrin ta nxjerrë ekonominë nga recensioni dhe inflacioni i lartë.
Çavez shprehu besimin se populli do ti jepte një tjetër mandat 6-vjecar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2012.