Egjipti, drejt kthimit në normalitet
Ushtria egjiptiane është përpjekur te largoje nga sheshi ?Tahrir? ne Kajro protestuesit qe kane ngritur kamping aty për 20 dite, te cilët deklarojnë se nuk do te lëvizin, nëse nuk nisin reformat. Megjithatë, mijëra prej tyre janë kthyer tashme ne shtëpi pas objektivit primar te realizuar, rrëzimit te presidentit Hosni Mubarak. Ne një deklarate te lexuar ne televizionin shtetëror te shtunën, ushtria deklaroi se i ka kërkuar qeverise te qëndrojë ne detyre derisa te formohet një e re. Por ushtria duket e pavendosur për mënyrën sesi do t?i përgjigjet fluksit te ri te protestuesve, ndërsa janë raportuar edhe përplasje, por sigurisht ne përmasa shume te vogla. Gjate gjithë fundjavës, një ushtri e tere vullnetaresh dhe punonjësish bashkiake janë angazhuar ne pastrimin e rrugëve nga pasojat e 18 ditëve te ashpra revolucionare. Tani e gjithë bota po pret dhe po uron një tranzicion te plote, normal dhe paqësor te pushtetit, por mbi te gjitha mbajtjen e zgjedhjeve te lira ne Egjipt.
Shpërndaje